Koronavirusi

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 172 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 201.902, ndërsa numri i të vdekurve në 3.115

Fatjon Cuka   | 06.12.2021
Shqipëri, 5 të vdekur dhe 172 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 5 të vdekur dhe 172 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 201.902, ndërsa numri i të vdekurve në 3.115.

Ndërkohë, në gjithë vendin janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192.428.

Raste aktive aktualisht janë 6.359, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po marrin trajtim në spital.

Në Shqipëri janë kryer edhe 1.440 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.406.517 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın