Koronavirusi

Shqipëri, 4 të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 199.945, ndërsa numri i të vdekurve në 3.096

Fatjon Cuka   | 30.11.2021
Shqipëri, 4 të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar katër të vdekur dhe 195 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 199.945, ndërsa numri i të vdekurve në 3.096.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189.784.

Raste aktive aktualisht janë 7.065, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po marrin trajtim në spital.

Në Shqipëri janë kryer edhe 1.400 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.394.136 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın