Koronavirusi

Shqipëri, 300 raste aktive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 31 raste të tjera me koronavirus, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 300

Fatjon Cuka   | 27.07.2021
Shqipëri, 300 raste aktive me COVID-19

Tiranë

Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 31 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.922.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet në 2.456.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.166 dhe raste aktive aktualisht janë 300.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.628 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 885.728 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın