Koronavirusi

Shqipëri, 16 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.891

Fatjon Cuka   | 26.07.2021
Shqipëri, 16 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.891.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet në 2.456.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 13 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.152, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 283.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 2.760 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 880.100 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1.138.771 vaksinime dhe 498.724 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın