Koronavirusi

Shqipëri, 13 të vdekur dhe 295 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 168.188, ndërsa numri i të vdekurve në 2.653

Fatjon Cuka   | 27.09.2021
Shqipëri, 13 të vdekur dhe 295 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Shqipëria ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 13 të vdekur dhe 295 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 168.188, ndërsa numri i të vdekurve në 2.653, sipas të dhënëve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu janë shëruar 1.075 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154.694.

Në gjithë vendin raste aktive me COVID-19 aktualisht janë 10.841 dhe në spitale po marri trajtim 189 pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 4.064 testime të reja, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.189.319 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın