Koronavirusi

Shqipëri, 12 të vdekur dhe 616 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 178.804, ndërsa numri i të vdekurve në 2.841

Fatjon Cuka   | 19.10.2021
Shqipëri, 12 të vdekur dhe 616 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 të vdekur dhe 616 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 178.804, ndërsa numri i të vdekurve në 2.841.

Në të gjithë vendin janë shëruar edhe 589 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169.674.

Raste aktive aktualisht janë 6.289, ndërkohë në spitale po marrin trajtim 148 pacientë të infektuar.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.713 testime të reja, ndërsa janë kryer gjithsej 1.265.601 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın