Koronavirusi

Shqipëri, vazhdon të ulet numri i rasteve ditore me COVID-19

Shqipëria ka regjistruar një të vdekur dhe një rast tjetër me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit

Fatjon Cuka   | 21.06.2021
Shqipëri, vazhdon të ulet numri i rasteve ditore me COVID-19

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar një të vdekur dhe një rast tjetër me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.491, ndërkohë, numri i të vdekurve është gjithsej 2.455.

Gjithashtu janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.929 dhe raste aktive aktualisht janë 107.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 1.542 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 777.492 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, vijon vaksinimi masiv dhe deri tani janë kryer në total 880.912 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej tyre 365.028qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın