Koronavirusi

Shqipëri, rritet në 12 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiran pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19

Fatjon Cuka   | 30.03.2020
Shqipëri, rritet në 12 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Tiranë

Në Shqipëri ka ndërruar jetë edhe një person tjetër i prekur me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 12, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiran pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

“E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në Spitalin Infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. 82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si astma bronkiale, hipertension, podagra (sëmundje reumatismale). Ajo është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se numri i rasteve të konfirmuar pozitiv në Shqipëri është 223, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, ndërsa mes tyre 44 pacientë janë shëruar.

Në vend është shpallur gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirisut, ku sipas Kushtetutës së Shqipërisë mund të vendosen masa të jashtëzakonshme.

Aktualisht institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın