Koronavirusi

Shqipëri, me një viktimë të re rritet në 19 numri i të vdekurve me COVID-19

Në njoftimin zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thuhet se në Spitalin Infektiv në Tiranë ka ndërruar jetë një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19

Fatjon Cuka   | 05.04.2020
Shqipëri, me një viktimë të re rritet në 19 numri i të vdekurve me COVID-19

Tiranë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në Shqipëri edhe një tjetër pacient me koronavirusin e ri (COVID-19) ka ndërruar jetë, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar ministria thekson se në Spitalin Infektiv në Tiranë ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19.

“Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në Spitalin Infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

Në Shqipëri numri i rasteve të konfirmuara pozitiv me COVID-19 gjithsej është 333, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, ndërsa në mesin e tyre 99 janë shëruar.

Në vend është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa masat janë shtyrë pa afat. Institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın