Koronavirusi

Shqipëri, 7 të vdekur dhe 284 raste të reja me COVID-19

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10.808 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa raste aktive janë 8.434

Fatjon Cuka   | 27.10.2020
Shqipëri, 7 të vdekur dhe 284 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 7 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 19.729 dhe numri i të vdekurve në 487.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10.808 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa raste aktive janë 8.434.

Sipas njoftimit të ministrisë, aktualisht në spitale po trajtohen 285 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 119.607 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın