Koronavirusi

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 128.752, prej të cilëve 2.326 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka   | 13.04.2021
Shqipëri, 5 të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 të vdekur dhe 234 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 128.752, prej të cilëve 2.326 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98.903, ndërsa raste aktive aktualisht janë 27.523.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.862 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 594.452 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi në janar janë kryer mbi 267.556 doza të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın