Koronavirusi

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 69 raste të reja me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 2.535 dhe numri i të vdekurve gjithsej në 62

Fatjon Cuka   | 30.06.2020
Shqipëri, 3 të vdekur dhe 69 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 69 raste të reja pozitive me koronvirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 3 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar se që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në 2.535 dhe numri i të vdekurve gjithsej në 62. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime dhe rastet pozitive janë konfirmuar në Tiranë, Durrës, Krujë, Vlorë, Mat, Kurbin, Kamëz, Shkodër, Fier, Kavajë dhe Lushnje. 

"Vijon të ketë shtrime të reja në spital dhe vijon të ketë rritje të të prekurve nga COVID-19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë", ka theksuar ministria.

Në vend janë shëruar edhe 25 qytetarë, duke e rritur në 1.459 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 1.014 persona aktivë me COVID-19, në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. 

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 27.034 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) vazhdon testimet për rastet e dyshuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın