Koronavirusi

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 131 raste të reja me COVID-19

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.666 dhe numri i të vdekurve në gjithsej 367, që nga fillimi i pandemisë

Fatjon Cuka   | 22.09.2020
Shqipëri, 3 të vdekur dhe 131 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 131 raste të reja me koronavirusin e ri(COVID-19) dhe 3 persona kanë ndërruar jetë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.666 dhe numri i të vdekurve në gjithsej 367, që nga fillimi i pandemisë.

Numri i qytetarëve të shëruar ka arritur gjithsej në 7.042, me 47 pacientë që janë të shëruar në 24 orët e fundit dhe raste aktive janë 5.257.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 201 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 81.364 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın