Koronavirusi

Shqipëri, 20 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 107.931 dhe numri i të vdekurve në 1.816

Fatjon Cuka   | 01.03.2021
Shqipëri, 20 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 20 të vdekur dhe 764 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 107.931 dhe numri i të vdekurve në 1.816.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70.413 dhe raste aktive aktualisht janë 35.702.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.714 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 469.499 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe sipas ministrisë që nga fillimi i këtij procesi janë kryer 14.295 vaksina.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se 15.210 dozat e vaksinës të kompanisë Pfizer që ishin planifikuar të mbërrin sot do të mbërrijnë nesër në Shqipëri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın