Koronavirusi

Shqipëri, 12 të vdekur dhe 832 raste të reja me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 39.014 dhe numri i të vdekurve në 822

Fatjon Cuka   | 01.12.2020
Shqipëri, 12 të vdekur dhe 832 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 të vdekur dhe 832 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 39.014 dhe numri i të vdekurve në 822, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

Sipas njoftimit të ministrisë, në ditën e fundit janë shëruar 535 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 19.384, ndërkohë numri i rasteve aktive është 18.808.

Aktualisht në spitalet në Tiranë vazhdon trajtimi i 506 pacientëve të prekur nga COVID-19 dhe pjesa tjetër trajtohen në shtëpi.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 192.620 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın