Koronavirusi

Shefi i OKB-së: COVID-19, kriza më sfiduese që nga Lufta e Dytë Botërore

"Kombinimi i dy fakteve dhe rreziku i tij që kontribuon në paqëndrueshmëri të shtuar, trazira dhe konflikt të zgjeruar, na bën të besojmë se kjo është me të vërtetë kriza më sfiduese me të cilën jemi përballur që prej Luftës së Dytë Botërore", tha ai

Servet Günerigök   | 31.03.2020
Shefi i OKB-së: COVID-19, kriza më sfiduese që nga Lufta e Dytë Botërore Foto: AA/Arhiv

Washington

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, e quajti koronavirusin e ri (COVID-19) "krizë më sfiduese" që njerëzimi është përballur që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefi i OKB-së nisi një plan të ri për të kundërshtuar efektet socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit dhe bëri thirrje që bota të "veprojë së bashku për të pakësuar humbjen e njerëzve".

Guterres tha se koronavirusi i ri paraqet stres për të gjithë në botë dhe ka efekte ekonomike që mund të sjellin "një recesion që ndoshta nuk ka të krahasuar në të kaluarën e fundit".

"Kombinimi i dy fakteve dhe rreziku i tij që kontribuon në paqëndrueshmëri të shtuar, trazira dhe konflikt të zgjeruar, na bën të besojmë se kjo është me të vërtetë kriza më sfiduese me të cilën jemi përballur që prej Luftës së Dytë Botërore", tha Guterres.

Guterres bëri thirrje për një "reagim më të fortë dhe efektiv" kundër ndikimit shkatërrues të virusit, duke theksuar se është e mundur vetëm "nëse të gjithë bashkohen dhe nëse harrojmë lojërat politike dhe të kuptojmë se është njerëzimi që është në diskutim".

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës së OKB-së (ILO), pesë deri në 25 milionë vende pune do të çrrënjosen dhe SHBA do të humbasë 860 miliardë dollarë në 3.4 trilionë dollarë në të ardhurat nga puna.

Konferenca e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCRAD) parashikon një presion në rënie prej 30 për qind deri në 40 për qind në fluksin e investimeve të huaja direkte globale përderisa Organiza Botërore e Shëndetësisë (UNWTO) shënoi një rënie prej 20-30 për qind në ardhjet ndërkombëtare.

Nga koronavirusi deri më tani ka mbi 838 mijë raste të infektuara dhe mbi 41 mijë të vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın