Koronavirusi

SHBA, shkon në 735.799 numri i viktimave nga COVID-19

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 45,42 milionë

Esin Eşkinat Sayılgan   | 24.10.2021
SHBA, shkon në 735.799 numri i viktimave nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 735.799, prej të cilëve 421 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 45,42 milionë, me 26.506 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,85 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 71 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 220,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 190,4 milionë dozën e dytë dhe 12 milionë kanë marrë tri doza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın