Koronavirusi

SHBA, shkon mbi 872 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 ka arritur në 872.126 ndërsa numri i rasteve në 72.178.003

Islam Doğru   | 26.01.2022
SHBA, shkon mbi 872 mijë numri i viktimave nga COVID-19

New York

Në SHBA ka tejkaluar 872 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Universitetit "Johns Hopkins" me 484.064 raste në 24 e fundit ka arritur në 72.178.003 numri i rasteve ndërsa me 3.612 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 872.126 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Me mbi 7 milionë e 991 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me rreth 6 milionë dhe Florida me mbi 5 milionë e 383 mijë.

Po ashtu me 78.887 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me 78.332 vdekje dhe Florida me 64.368 vdekje.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 80,5 për qind e popullatës mbi 5-vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 67,5 për qind dozën e dytë. Ndërkohë kanë marrë dozën përforcuese 43,4 për qind e popullatës.

Mbi 251 milionë persona në vend kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 210 milionë të tjerë dozën e dytë dhe mbi 85 milionë dozën përforcuese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın