Koronavirusi

SHBA, shkon mbi 868 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 ka arritur në 868.514 ndërsa numri i rasteve në 71.709.939

Islam Doğru   | 25.01.2022
SHBA, shkon mbi 868 mijë numri i viktimave nga COVID-19

New York

Në SHBA ka tejkaluar 868 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Universitetit "Johns Hopkins" me 1.009.261 raste në 24 e fundit ka arritur në 71.709.939 numri i rasteve ndërsa me 1.974 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 868.514 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Me mbi 7 milionë e 907 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me rreth 6 milionë dhe Florida me mbi 5 milionë e 347 mijë.

Po ashtu me 78.798 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me 78.180 vdekje dhe Florida me 63.763 vdekje.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 80,4 për qind e popullatës mbi 5-vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 67,4 për qind dozën e dytë. Ndërkohë kanë marrë dozën përforcuese 43,2 për qind e popullatës.

Mbi 251 milionë persona në vend kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 210 milionë të tjerë dozën e dytë dhe mbi 84 milionë dozën përforcuese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın