Koronavirusi

SHBA raporton 630 vdekje të reja nga COVID-19, gjithsej 106.241

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 20.136 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 1.839.119 numrin e përgjithshëm të rasteve të zbuluara

Islam Doğru   | 01.06.2020
SHBA raporton 630 vdekje të reja nga COVID-19, gjithsej 106.241

New York

Në 24 orët e fundit në SHBA janë raportuar 630 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 106.241, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi situatën epidemiologjike në botë të shkaktuar nga koronavirusi, tregojnë se në 24 orët e fundit janë zbuluar 20.136 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 1.839.119 numrin e përgjithshëm të rasteve të zbuluara. 

Deri më tani në SHBA janë shëruar pothuajse 600 mijë pacientë të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. 

Epiqendra e infeksionit në SHBA është shteti New York, ku janë infektuar gjithsej 379.902 persona dhe 29.918 kanë vdkur. 

Sa i përket numrit të rasteve të zbuluara me COVID-19, SHBA pasohet nga Brazili (514.992 raste), Rusia (414.878 raste) dhe Spanja (286.509 raste).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın