Koronavirusi

SHBA, numri i viktimave me variantin Omicron të COVID-19 tejkalon ato me Delta

Sipas analizës së "Wall Street Journal", numri i viktimave me Omicron arriti në 2.258, duke tejkaluar numri e vdekjeve me variantin Delta

Mücahit Oktay   | 27.01.2022
SHBA, numri i viktimave me variantin Omicron të COVID-19 tejkalon ato me Delta

New York

Në SHBA mesatarja e fundit javore e vdekjeve si pasojë e variantit Omicron të COVID-19 ka tejkaluar vdekjet nga varianti Delta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas analizës së "Wall Street Journal", numri i viktimave me Omicron arriti në 2.258, duke tejkaluar numri e vdekjeve me variantin Delta.

Rreth dy muaj më parë, kur varianti Omicron nuk ishte zbuluar ende, numri i viktimave ditore me COVID-19 ishte rreth 1.000 ndërsa numri i viktimave në javën e fundit arriti në nivelin më të lartë të arritur që nga shkurti i vitit 2021.

Gjithashtu thuhet se vdekjet dhe shtrimet në spital për shkak të COVID-19 u ulën pasi arritën kulmin.

Në analizë, bëhet e ditur se në 20 shtete, përfshirë New Yorkun dhe Kaliforninë që strehojnë 55 për qind të popullsisë së vendit, rastet shënuan rënie me 20 për qind pasi arritën kulmin.

Ndërkaq në disa pjesë më pak të vaksinuara të vendit, vdekjet me variantin Omicron do të vazhdojnë të rriten.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın