Koronavirusi

SHBA ndanë 1.1 milion euro për Kosovën për të luftuar koronavirusin

Zyra e Kryeministrit në detyrë të Kosovës e ka konsideruar këtë “si një lajm tjetër shumë të mirë për qytetarët”, i cili vjen dy ditë pasi BE ndau për Kosovën 68 milionë euro për menaxhimin e pandemisë

Agim Sulaj   | 28.03.2020
SHBA ndanë 1.1 milion euro për Kosovën për të luftuar koronavirusin Foto: AA/Arhiv

Prishtinë

SHBA ka ndarë 1.1 milion euro ndihmë për Qeverinë e Kosovës për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Kryeministrit të Kosovës tha se ndihma është njoftuar sot përmes Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

“Sot, Ambasada e SHBA-ve e informoi Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamentit i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo se SHBA-të kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e koronavirusit (COVID-19)”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeministrit në detyrë të Kosovës e ka konsideruar këtë “si një lajm tjetër shumë të mirë për qytetarët”, i cili vjen dy ditë pasi Bashkimi Evropian (BE) ndau për Kosovën 68 milionë euro për menaxhimin e pandemisë.

“Përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për tu përballur me këtë pandemi”, përfundon njoftimi.

Në Kosovë deri më tani janë testuar 991 mostra të dyshimta për virusin COVID-19 dhe 88 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, ndër të cilët një rast ka vdekur dhe një është shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın