Koronavirusi

SHBA miraton dozën përforcuese kundër COVID-19

Në SHBA janë miratuar aplikimet për dozat përforcuese të bëra nga Moderna dhe Johnson&Johnson të cilat prodhojnë vaksina kundër COVID-19

Mücahit Oktay   | 21.10.2021
SHBA miraton dozën përforcuese kundër COVID-19

New York

Në SHBA janë miratuar aplikimet për dozat përforcuese të bëra nga Moderna dhe Johnson&Johnson të cilat prodhojnë vaksina kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë "leje për përdorim emergjent" të dozave mbështetëse të të dy vaksinave për COVID-19 të bëra nga Moderna dhe Johnson & Johnson dhe gjithashtu njoftoi se cilado nga tre vaksinat e miratuara mund të përdoren si mbështetës me qasjen "përziej dhe përputh".

Sipas deklaratës së FDA-së, vaksinën përforcuese të Moderna-s mund ta bëjnë amerikanët që kanë kaluar 6 muaj nga marrja e dozës së dytë kundër COVID-19, personat mbi 65-vjeç si dhe qytetarët mbi 18-vjeç që punojnë në punë të rrezikshme. Ndërsa ndaj personave që janë vaksinuar me Johnson & Johnson dhe janë mbi 18-vjeç mund të kryhet vaksinimi përforcues dy muaj pas vaksinës së parë.

Në javët e ardhshme pritet që FDA të japë vendim nëse do të miratojë apo jo vaksinën e Pfizer-BioNTech për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.