Koronavirusi

SHBA, konfirmohen 1.105 vdekje të reja nga COVID-19

Numri i rasteve të infektuara po ashtu u rrit në 278.568, ndërkohë që 9.920 janë shëruar nga koronavirusi i ri

Seda Sevencan   | 04.04.2020
SHBA, konfirmohen 1.105 vdekje të reja nga COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka shkuar në 7.163, me 1.105 vdekje të regjistruara vetëm në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve të infektuara po ashtu u rrit në 278.568, ndërkohë që 9.920 janë shëruar nga koronavirusi i ri. 

SHBA është vendi me numrin më të madh të të infektuarve nga COVID-19, duke u ndjekur nga Spanja, Italia dhe Gjermania. 

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA në të gjithë botën nga ky virus kanë humbur jetën mbi 60.500 persona, ndërsa janë infektuar mbi 1.1 milionë. Po ashtu rreth 234 mijë persona janë shëruar nga virusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın