Koronavirusi

Serbi, 56 të vdekur nga COVID-19 dhe 6.051 raste të reja

Aktualisht janë 6.641 persona në trajtim spitalor dhe 278 në respiratorë

Gorana Jakovljevic  | 16.10.2021 - Përdıtësım : 17.10.2021
Serbi, 56 të vdekur nga COVID-19 dhe 6.051 raste të reja

Beograd

Në 24 orët e fundit, 56 persona vdiqën nga koronavirusi në Serbi dhe u regjistruan 6.051 raste të reja, ndërsa u testuan 19.482 mostra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes zyrtare të internetit covid19.rs, në spitale gjenden 6.641 persona, prej të cilëve 278 pacientë në respiratorë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Serbi që nga fillimi i pandemisë është 9.052 dhe përqindja e vdekshmërisë është 0,87.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë është 1.043.758, ndërkaq, janë testuar 5.984.149 persona.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın