Koronavirusi

Rusi, shkon në afro 8 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve ka arritur në 7.992.687 me 34.303 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit

Dmitri Chirciu   | 17.10.2021
Rusi, shkon në afro 8 milionë numri i rasteve me COVID-19

Moskë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka shkuar në 7.992.687, ndërsa i atyre të vdekurve nga virusi në 223.312, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se numri i rasteve ka arritur në 7.992.687 me 34.303 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Numri i të shëruarve ka arritur në 7.000.624 me 18.717 të shëruar në 24 orët e fundit ndërsa vazhdon trajtimi për 683 mijë të prekur me COVID-19.

Me 997 vdekjet e reja, numri i personave që kanë humbur jetën në vend deri më tani nga virusi është rritur në 223.312.

Në kryeqytetin rus Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 6.740 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 1.719.414, ndërsa numri i të vdekurve në Moskë me 70 viktima të reja ka shkuar në 30.163.

Rusia, vaksinimin masiv e filloi më 18 janar, ndërsa deri më tani janë vaksinuar mbi 47,5 milionë njerëz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın