Koronavirusi

Rusi, 317 viktima dhe 15.700 raste të reja me COVID-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 15.700 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.447.335, ndërsa me 317 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 24.952

Dmitri Chirciu  | 21.10.2020 - Përdıtësım : 21.10.2020
Rusi, 317 viktima dhe 15.700 raste të reja me COVID-19

Moskë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.447.335, ndërsa bilanci i viktimave në 24.952, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 15.700 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.447.335, ndërsa me 317 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 24.952.

Në vend numri i të shëruarve ka arritur në 1.096.560 me 10.952 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,2 është ulur në 1,1 për qind dhe tek 25,9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Numri i testeve tejkalon 55 milionë

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 4.389 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 377.017, ndërsa me 63 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 6.121.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 496 mijë teste, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 55.1 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Dje në vend u regjistrua shifra më e lartë rasteve ditore me 16.319 raste.

Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor dhe brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe distancimit fizik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın