Sport, Koronavirusi

Rritet në 276 numri i të infektuarve me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Në mesin e të infektuarve në 24 orët e fundit nuk gjenden sportistë pjesëmarrës në turne

Ahmet Furkan Mercan   | 02.08.2021
Rritet në 276 numri i të infektuarve me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Tokio

Numri i personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në Japoni, të cilët janë prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), u rrit në 276, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Organizativ njoftoi se COVID-19 u zbulua në 17 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e Tokios 2020.

Në mesin e të infektuarve në 24 orët e fundit nuk gjenden sportistë pjesëmarrës në turne.

Të infektuarit janë vendosur në karantinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın