Sport, Koronavirusi

Rritet në 106 numri i personave të prekur me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Komiteti Organizativ njoftoi se tek 19 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e "Tokio 2020" u zbulua COVID-19

Ahmet Furkan Mercan   | 23.07.2021
Rritet në 106 numri i personave të prekur me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Tokio

Numri i personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në Japoni, të cilët u prekën nga koronavirusi i ri (COVID-19), u rrit në 106, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Organizativ njoftoi se tek 19 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e "Tokio 2020" u zbulua COVID-19.

Më tej thuhet se 3 atletë dhe 3 anëtarë të medias ishin midis 19 personave të infektuar me virus, dhe se këta njerëz u vendosën në periudhën e karantinës.

Sipas kësaj, numri i personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios që u prekën nga COVID-19 u rrit në 106.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, e cila u shty për verën e vitit 2021 për shkak të pandemisë, do të mbahet më 23 korrik në Stadiumin Kombëtar në Parkun Meiji-Jingu në Tokio.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın