Koronavirusi

Rriten rastet me COVID-19 në Palestinë, Oman, Marok dhe Liban

Në Palestinë numri i të infektuarve nga koronavirusi është rritur në 205, në Oman është rritur në 277, në Liban është rritur në 520, ndërsa në Marok numri i të infektuarve është rritur në 844

Ekip   | 04.04.2020
Rriten rastet me COVID-19 në Palestinë, Oman, Marok dhe Liban Foto: AA/Arhiv

Ankara

Infektime të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) janë regjistruar në shumë vende arabe, duke përfshirë Palestinën, Omanin, Libanin dhe Marokun, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan se në Palestinë u regjistruan 11 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 205 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Dy prej të infektuarve në 24 orët e fundit janë fëmijë të cilët ishin infektuar nga prindërit e tyre.

Në Oman, njoftojnë autoritetet shëndetësore të vendit, gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 25 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 277 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërkohë, në Marok numri i përgjithshëm i infektimeve ka shkuar në 844, me 53 raste të reja të konfirmuara. Autoritetet shëndetësore po ashtu njoftuan se numri i vdekjeve në vend është 50.

Nga ana tjetër, autoritetet libaneze njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në vend u rrit në 520, pasi u regjistruan 12 raste të reja në 24 orët e fundit.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA në të gjithë botën nga ky virus kanë humbur jetën afër 59 mijë persona, ndërsa janë infektuar mbi 1.1 milionë. Po ashtu rreth 226 mijë persona janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın