Koronavirusi

Punonjësit e ndihmës mjekësore largohen nga qyteti Wuhan, kthehen në vendlindje

"Rreth 7 mijë punonjës në ekipin e ndihmës mjekësore u larguan nga kryeqyteti Wuhan dhe u kthyen në vendlindjet e tyre, gjë që shënon largimin më të madh të mjekëve që kur grupi i parë u largua më 17 mars", raportoi gazeta

Islam Uddin   | 31.03.2020
Punonjësit e ndihmës mjekësore largohen nga qyteti Wuhan, kthehen në vendlindje Foto: AA/Arhiv

Islamabad

Rreth 7 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor u larguan nga qyteti kinez Wuhan dhe do të kthehen në vendlindjet e tyre pasi jeta ngadalë po kthehet në normalitet në këtë zonë ku për herë të parë u shfaq koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Fotografitë e botuara nga gazeta shtetërore "China Daily" paraqitën një zyrtar duke vështruar punonjësit mjekësor të cilët më vonë u shoqëruan nga policia për në aeroport.

"Rreth 7 mijë punonjës në ekipin e ndihmës mjekësore, që po mbështetnin provincën Hubei të Kinës, u larguan nga kryeqyteti Wuhan dhe u kthyen në vendlindjet e tyre, gjë që shënon largimin më të madh të mjekëve që kur grupi i parë u largua më 17 mars", raportoi gazeta.

Autoritetet e aviacionit civil të vendit aranzhuan 51 aeroplanë të çertifikuar për punonjësit e kujdesit shëndetësor për t'i çuar ata në vendlindjet e tyre.

E përditshmja kineze tha se pas shpërthimit të virusit COVID-19 në Wuhan, qeveria kineze solli nga pjesa të tjera të vendit një personel mjekësor të përbërë prej 42 mijë personash për t'u bashkuar në betejën kundër koronavirusit.

Më 24 mars autoritetet në Hubei thanë se më 8 prill bllokimi do të hiqet në Wuhan.

Më 23 janar, qyteti me 11 milionë u vendos në një bllokim në mënyrë që të frenojnë përhapjen e koronavirusit, i cili deri më tani ka marrë mbi 3 mijë jetë dhe ka infektuar mbi 82 persona në mbarë territorin e Kinës.

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar për herë të parë në Wuhan, koronavirusi aktualisht është përhapur në të paktën 178 vende dhe territore në të gjithë botën, aktualisht me epiqendër Evropën pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Në mbarë globin, sipas të dhënave nga Universiteti John Hokins me bazë në SHBA, koronavirusi ka vrarë mbi 39 mijë dhe ka infektuar mbi 800 mijë persona, ndërsa rreth 172 mijë janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın