Presidenti i Paraguait rezulton pozitiv në COVID-19
Ministria e Shëndetësisë e Paraguait mbrëmë bëri të ditur se presidenti Benitez po shfaq simptoma të lehta dhe do të izolohet në përputhje me protokollet aktuale shëndetësore

Buenos Aires
Presidenti i Paraguait, Mario Abdo Benitez, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Paraguait mbrëmë nëpërmjet një postimi në Twitter bëri të ditur se presidenti Benitez po shfaq simptoma të lehta dhe do të izolohet në përputhje me protokollet aktuale shëndetësore.
Benitez, i cili është vaksinuar kundër virusit, u karantinua dje pasi edhe gruaja e tij rezultoi pozitive.
Më shumë se 504.000 persona në Paraguai janë infektuar nga kjo sëmundje dhe 16.866 kanë vdekur.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.