Koronavirusi

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, pozitiv në COVID-19

Bolsonaro bëri testin dje pasi shfaqi disa simptome të COVID-19

Beyza Binnur Dönmez  | 07.07.2020 - Përdıtësım : 08.07.2020
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, pozitiv në COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, njoftoi sot se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Bolsonaro e bëri testin dje, për të katërtën herë, pasi shfaqi disa simptome të COVID-19.

Presidenti i Brazilit është përballur me reagime të ashpra që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes për minimizimin e kërcënimeve nga virusi, duke e quajtur sëmundjen një "grip të vogël".

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, Brazili është epiqendra e përhapjes së koronavirusit në Amerikës Latine dhe është vendi i dytë më i goditur nga pandemia me mbi 1,6 milionë raste dhe pothuajse 65.500 raste të vdekjeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın