Bota, Koronavirusi

Poloni, mbi 800 të vdekur nga COVID-19

Sipas autoriteteve shëndetësore, rreth 21.283 raste të tjera po ashtu u zbuluan gjatë ditës së kaluar, duke rritur numrin e përgjithshëm në 2.621.116, përfshirë 59.930 viktima

Rabia İclal Turan  | 14.04.2021 - Përdıtësım : 14.04.2021
Poloni, mbi 800 të vdekur nga COVID-19

Ankara

Polonia ka raportuar 803 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), shifra e dytë më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoriteteve shëndetësore, rreth 21.283 raste të tjera po ashtu u zbuluan gjatë ditës së kaluar, duke rritur numrin e përgjithshëm në 2.621.116, përfshirë 59.930 viktima.

Polonia ka regjistruar një rritje alarmante të virusit këtë muaj, me shifra ditore të rasteve që arritën një rekord të lartë prej 35.251 më 1 prill, ndërsa viktimat ditore arritën në 954 më 8 prill.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın