Sport, Koronavirusi

Pavarësisht prolongimit në vitin 2021, nuk do ndryshohet emri i EURO 2020

UEFA nëpërmjet ueb faqes së saj, iu përgjigj pyetjeve të shpeshta në lidhje me prolongimin e turneut

Hüseyin Burak Demirer   | 20.03.2020
Pavarësisht prolongimit në vitin 2021, nuk do ndryshohet emri i EURO 2020

Ankara

Emri i Kampionatit të 16-të Evropian i Futbollit, që u prolongua në vitin 2021, për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19), do të mbetet EURO 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

UEFA, nëpërmjet ueb faqes së saj, iu përgjigj pyetjeve të shpeshta në lidhje me prolongimin e turneut mes datave 11 qershor-11 korrik 2021.

Nga UEFA bënë të ditur se besojnë që ashtu siç ishte planifikuar, për nder të 60 vjetorit, turneu do të mbahet në 12 vende të ndryshme, ndërsa emri do të mbetet EURO 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın