Shëndetësi, Koronavirusi

OBSH: Varianti Omicron paraqet rrezik “shumë të lartë”

“Nëse ndodh një rritje tjetër e madhe e COVID-19 e nxitur nga Omicron, pasojat mund të jenë të rënda”, tha agjencia në një shënim teknik të lëshuar për anëtarët përpara një sesioni special

Ekip   | 29.11.2021
OBSH: Varianti Omicron paraqet rrezik “shumë të lartë”

Gjenevë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit Omicron paraqet një rrezik "shumë të lartë" globalisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nëse ndodh një rritje tjetër e madhe e COVID-19 e nxitur nga Omicron, pasojat mund të jenë të rënda”, tha agjencia në një shënim teknik të lëshuar për anëtarët përpara një sesioni special.

“Rritja e rasteve, pavarësisht ndryshimit në ashpërsi, mund të paraqesë kërkesa të mëdha për sistemet e kujdesit shëndetësor dhe mund të çojë në rritje të morbiditetit dhe mortalitetit”, tha OBSH-ja.

Theksohet se rreziku i përgjithshëm global në lidhje me Omicron, të cilin OBSH-ja e ka etiketuar tashmë si një "variant shqetësimi", vlerësohet si "shumë i lartë".

Shfaqja e llojit të ri, që besohet të jetë shumë i transmetueshëm dhe tashmë përgjegjës për shpërthimet e COVID-19 në disa vende, ka ndezur panik në mbarë botën.

Shumë qeveri kanë nxituar të marrin masa për të frenuar përhapjen e tij, duke përfshirë mbylljen e kufijve dhe kthimin e kufizimeve për popullsinë lokale.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın