Koronavirusi

OBSH: Rastet me COVID-19 në Evropë u rritën me 7 për qind në javën e fundit

Në raport theksohet se në javën e fundit në botë kanë rezultuar pozitiv testet e 2,7 milionë njerëzve dhe 46 mijë të tjerë kanë humbur jetën

Ömer Faruk Yıldız   | 20.10.2021
OBSH: Rastet me COVID-19 në Evropë u rritën me 7 për qind në javën e fundit

Gjenevë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në të gjithë Evropën u rritën me 7 për qind në javën e fundit në krahasim me javën e mëparshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin javor që organizata publikoi u shqyrtuan rritjet e rasteve dhe vdekjet në botë.

Në raport theksohet se në javën e fundit në botë kanë rezultuar pozitiv testet e 2,7 milionë njerëzve dhe 46 mijë të tjerë kanë humbur jetën.

Gjithashtu bëhet e ditur se në javën e fundit tek rastet në rajonet e Afrikës dhe në Paqësorin Perëndimor është vërejtur rënia më e madhe, përkatësisht 18 për qind dhe 16 për qind.

Një ndër çështjet që ka tërhequr vëmendje në raport ka qenë rënia e rritjes së rasteve në Afrikë, pavarësisht mungesës në normën e vaksinimit.

Në raport theksohet se në të gjithë Evropën javën e fundit janë shënuar 1,3 milion raste të reja dhe se në më shumë se gjysmën e vendeve të Evropës janë rritur rastet me COVID-19.

Raporti vë në dukje se rastet me COVID-19 në Evropë kanë qenë në rritje për 3 javë, se në javën e fundit rastet janë rritur me 7 për qind në krahasim me javën e kaluar dhe se Evropa është rajoni i vetëm në botë ku rastet janë rritur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın