Turqia, Koronavirusi

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Turqi tejkaloi 400.000

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, vendi regjistroi 29.281 raste të reja pozitive me COVID-19, përfshirë 6.439 raste simptomatike

Jeyhun Aliyev,Ahmet Gençtürk   | 29.11.2020
Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Turqi tejkaloi 400.000

Ankara

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi arriti në 400.242, duke përfshirë edhe 4.015 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, bëjnë të ditur të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, vendi regjistroi 29.281 raste të reja pozitive me COVID-19, përfshirë 6.439 raste simptomatike.

Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 494.351.

Numri i të vdekurve u rrit për 185, duke arritur në 13.558.

Mbi 168.200 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 18,41 milionë.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 5.011.

"Numri i pacientëve të gjendje të rëndë vazhdon të rritet. Mbështetni profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor të cilët në mënyrë efikase e mbajnë këtë barrë. Shtoni fuqinë e kësaj lufte duke ndjekur më mirë masat", tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın