Koronavirusi

New York do t'u kërkojë të gjithë punonjësve komunal të vaksinohen kundër COVID-19

Masat janë duke u miratuar për 300 mijë punonjës komunal të qytetit, përfshirë mësuesit, oficerët e policisë dhe zjarrfikësit, mes një frike për përhapjen e llojit më shumë infektues 'Delta'

Michael Gabriel Hernandez   | 26.07.2021
New York do t'u kërkojë të gjithë punonjësve komunal të vaksinohen kundër COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Washington

Kreu i bashkisë New York, Bill de Blasio, qytetit më të populluar në SHBA, ka bërë të ditur se të gjithë punonjësve të bashkisë do t'u kërkohet të vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ose në të kundërtën do të përballen me testime javore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Masat janë duke u miratuar për 300 mijë punonjës komunal të qytetit, përfshirë mësuesit, oficerët e policisë dhe zjarrfikësit, mes një frike për përhapjen e llojit më shumë infektues 'Delta'.

Kreu i bashkisë në njoftimin e masave të reja theksoi llojin me origjinë nga India, duke u shprehur se ai "na ka hedhur në një kurbë" derisa SHBA po përpiqet të kthehet në një pamje normaliteti para-pandemik.

"Kjo ka të bëjë me shërimin tonë. Kjo ka të bëjë me atë që duhet të bëjmë për të rikthyer qytetin e New York-ut", tha de Blasio gjatë një konferencë për media.

Mandati i vaksinimit të qytetit të New York-ut do të hyjë në fuqi më 13 shtator, ditën e parë të vitit shkollor të qytetit kur shumë nxënës pritet të kthehen në mësim me pjesëmarrjen e tyre personale në shkollë.

De Blasio po ashtu po mandaton që duke filluar nga 2 gushti të gjithë punonjësit e pa vaksinuar të qeverisë së qytetit të mbajnë maska në çdo kohë derisa janë duke punuar ose të vaksinohen menjëherë.

"Kjo është shumë, shumë e qartë. Fatkeqësisht do të duhet të jemi shumë të ashpër. Nëse një punonjës i qeverisë së qytetit nuk mban maskë në ambiente të mbyllura dhe është i pa vaksinuar, për fat të keq do të ketë pasoja. Nëse dikush është i pa vaksinuar, fatkeqësisht ata paraqesin kërcënim për veten e tyre, por ata po ashtu kanë një mundësi më të madhe për të përhapur sëmundjen", u shpreh de Blasio.

Qyteti i New York-ut ishte epiqendra e shpërthimit në SHBA në fillim të pandemisë COVID-19, pas çka qyteti u bllokua me masa të rrepta dhe varre masive u hapën për viktimat derisa spitalet u ngarkuan me pacientë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın