Koronavirusi

Në Francë regjistrohen 418 vdekje të reja nga COVID-19

Kreu i shërbimit shëndetësor publik në Francë, Jerome Salomon, informoi se numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është rritur në 3.024, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 44.550

Ekip   | 30.03.2020
Në Francë regjistrohen 418 vdekje të reja nga COVID-19

Paris

Pas dy javëve të bllokimit në mbarë vendin, bllokim i cili do të zgjasë edhe dy javë, Franca ka regjistruar rritjen më të madhe të numrit të vdekjeve nga koronavirusi i ri dhe me 418 vdekje të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i shërbimit shëndetësor publik në Francë, Jerome Salomon, informoi se numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është rritur në 3.024, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 44.550.

Salomon tha se rreth 21.000 pacientë janë hospitalizuar në Francë, në mesin e të cilëve janë edhe 1.592 të hospitalizuar dje. Mbi 5.000 prej pacientëve trajtohen në repartet e kujdesit intensiv, ku bëjnë pjesë edhe 424 persona që u vendosën aty në 24 orët e fundit.

Salomon gjithashtu tha se 7.923 pacientë janë shëruar dhe janë kthyer në shtëpi.

Në një njoftim pozitiv për biznesin, Ministria e Bujqësisë dhe Federata e Tregjeve të Francës thanë se një e katërta e tregjeve ushqimore do të hapen këtë javë. Ato, për shumë qytete dhe fshatra janë një nga burimet kryesore në furnizimin me ushqim. Tregjet duhet të përputhet me protokolle të rrepta dhe të funksionojë me jo më shumë se 10 shitës.

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ka njoftuar mbylljen e tregjeve disa ditë më parë, duke thënë se nëse ato qëndrojnë të hapura, do të rrezikohen masat e distancës sociale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın