Koronavirusi

Më shumë se 3,61 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në botë

Turqia radhitet e nënta me mbi 62,57 milionë doza vaksinash në gjithë vendin

Şeyma Uzundere  | 17.07.2021 - Përdıtësım : 18.07.2021
Më shumë se 3,61 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në botë

Ankara

Mbi 3,61 miliardë doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në gjithë botën, sipas shifrave të "Our World in Data" sot, një faqe interneti lidhur me Universitetin e Oksfordit që ndjek vaksinimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kina kryeson numrin global me mbi 1,44 miliard doza, e ndjekur nga India me 399,7 milionë.

Lista vazhdon kryesisht me vendet perëndimore, ku SHBA-ja ka administruar 336,6 milionë doza, Brazili 121,8 milionë, Gjermania 85,62 milionë, Britania 81,7 milionë, Japonia 66,71 milionë dhe Franca 63,17 milionë.

Turqia renditet e nënta në listë me mbi 62,57 milionë doza, e ndjekur nga Italia, Indonezia dhe Meksika.

Vendi me numrin më të madh të dozave të administruara për nga numri i popullsisë janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), me 164,44 doza për 100 persona.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i dozave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e individëve të vaksinuar plotësisht.

Që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë mbi 4 milionë jetë në gjithë botën, me gati 200 milionë raste të raportuara në gjithë globin, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın