Koronavirusi

Ministri izraelit i Mbrojtjes rezulton pozitiv me COVID-19

Lideri i Aleancës "Kaltër dhe Bardhë" në qeverinë e koalicionit, Gantz nëpërmjet Twitter-it njoftoi se ka rezultuar me COVID-19

Esat Fırat   | 21.01.2022
Ministri izraelit i Mbrojtjes rezulton pozitiv me COVID-19

Kuds

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gants ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lideri i Aleancës "Kaltër dhe Bardhë" në qeverinë e koalicionit, Gantz nëpërmjet Twitter-it njoftoi se ka rezultuar me COVID-19.

"Edhe testi im i COVID-19 rezultoi pozitiv. Ndihem mirë sepse jam i vaksinuar. Për një kohë detyrën do ta vazhdoj nga shtëpia. Qëndroni të shëndetshëm, ndiqni udhëzimet dhe vaksinohuni", shkroi ai.

Përderisa varianti Omicron merr gjithnjë e më shumë nën ndikim Izraelin, kryeministri Naftali Bennet në një deklaratë më 9 janar, tha se në valën e re rreth 40 për qind të popullsisë mund të kontraktojnë COVID-19.

Gjithashtu edhe ministri Jashtëm, Yair Lapid më 11 janar njoftoi se ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın