Koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë: Turqia synon që vaksinat të jenë në dispozicion në dhjetor

Shefi i shëndetësisë turke njoftoi se Komiteti i Shkencës i Turqisë po përgatit planet për të filluar vaksinimin e punonjësve shëndetësorë më 11 dhjetor

Muhammet Emin Avundukluoğlu   | 01.12.2020
Ministri i Shëndetësisë: Turqia synon që vaksinat të jenë në dispozicion në dhjetor Foto: AA/Arhiv

Ankara

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka deklaruar se përderisa vaksinat e mundshme kundër koronavirusit të ri (COVID-19) janë titujt kryesorë në mbarë botën, Turqia planifikon të fillojë administrimin e tyre sa më shpejt që nga ky muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

"Lidhur me vaksinat, ne duam të fillojmë intensivisht në muajin dhjetor", u tha Koca gazetarëve në parlament.

Koca theksoi se të paktën 10 milionë doza të vaksinave, por ndoshta edhe afër 20 milionë, do të prokurohen në muajin dhjetor, së bashku me 20 milionë doza në muajin janar dhe 10 milionë të tjera në muajin shkurt.

Shefi i shëndetësisë turke njoftoi se Komiteti i Shkencës i Turqisë po përgatit planet për të filluar vaksinimin e punonjësve shëndetësorë më 11 dhjetor.

Provat e 'fazës së tretë' të vaksinës kineze kundër virusit COVID-19, që filluan më 15 shtator, po ashtu janë në vazhdim.

Ato përfshijnë punonjës të kujdesit shënderësor me rrezik të lartë dhe vullnetarë me rrezik të mesëm.

Vaksinat po administrohen për vullnetarë në 25 qendra në 12 provinca, me mostra të përgjithshme të testuara në total 12.450.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın