Koronavirusi

Ministri çek i Shëndetësisë jep dorëheqje për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Vojtech tha se hapi i tij duhet të krijojë hapësirë për një qasje të re ndaj pandemisë

Ekip  | 21.09.2020 - Përdıtësım : 22.09.2020
Ministri çek i Shëndetësisë jep dorëheqje për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Pragë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës Çeke, Adam Vojtech, ka dhënë dorëheqje për shkak të rritjes rekord të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Vojtech tha se hapi i tij duhet të krijojë hapësirë për një qasje të re ndaj pandemisë.

Çekia tani është përballur me një rritje rekord të rasteve të reja të konfirmuara gjatë javës së kaluar.

Të enjten, rritja e përditshme e rasteve të reja ishte më e lartë se 3 mijë.

Ende nuk dihet se kush do të zëvendësojë Vojtech, i cili ishte nën presion nga opozita për të dhënë dorëheqje.

Sipas shifrave të qeverisë të publikuara sot, Republika Çeke ka raportuar gjithsej 49.290 të infektuar dhe 503 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın