Sport, Koronavirusi

Meksikë, 8 futbollistë të ekipit Santos Laguna me koronavirus

Në njoftimin e publikuar nga Liga MX, thuhet se gjendja e të infektuarve është e mirë dhe se ata janë nën mbikëqyrje

Doğa Kırmızıoğlu   | 21.05.2020
Meksikë, 8 futbollistë të ekipit Santos Laguna me koronavirus

Mexico City

Me koronavirusin e ri (COVID-19) janë infektuar tetë lojtarë të ekipit meksikan të ligës së parë Santos Laguna, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e publikuar nga Liga MX, thuhet se gjendja e të infektuarve është e mirë dhe se ata janë nën mbikëqyrje. Identiteti i tyre nuk është zbuluar.

Liga u pezullua për shkak të pandemisë më 15 mars, dhe nuk dihet kur mund të rifillojë.

Kryetari i këshillit drejtues të Ligës MX, Enrique Bonilla, në prill tha se në ligën e parë dhe të dytë nuk do të ketë asnjë heqje apo promovim në pesë sezonet e ardhshme, ndërsa për shkak të pandemisë në ligën e dytë është anuluar sezoni 2019/2020 dhe nuk do ketë kampion.

Në Meksikë deri më tani nga koronavirusi janë infektuar afër 57.000 persona, ndërsa si pasojë e infektimit kanë vdekur 6.090.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın