Koronavirusi

Mbretëri e Bashkuar, tejkalon 100 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

Me gjithsej 100.162 viktima të regjistruara nga COVID-19, Mbretëria e Bashkuar renditet pas SHBA-ve, Brazilit, Indisë dhe Meksikës

Ahmet Gürhan Kartal   | 26.01.2021
Mbretëri e Bashkuar, tejkalon 100 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

Londër

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar ka tejkaluar shifrën 100 mijë, me çka bëhet vendi i pestë në botë që ka kaluar 100 mijë viktima nga pandemia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me gjithsej 100.162 viktima të regjistruara nga COVID-19, Mbretëria e Bashkuar renditet pas SHBA-ve, Brazilit, Indisë dhe Meksikës.

Këto pesë vende përbëjnë gjysmën e numrit të përgjithshëm global të vdekjeve nga COVID-19, respektivisht që nga shpërthimi i pandemisë në këto pesë vende janë regjistruar rreth 2.1 milionë viktima.

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar së fundmi raportuan 1.631 vdekje të reja, shifër e cila është një nga më të lartat të regjistruara brenda 24 orëve në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın