Koronavirusi

Mbretëri e Bashkuar, rritet në 1.415 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Këshilltari i kryeministrit Boris Johnson, Dominic Cummings, zhvilloi simptoma të koronavirusit gjatë javës dhe është në vetë-izolim

Ahmet Gürhan Kartal   | 30.03.2020
Mbretëri e Bashkuar, rritet në 1.415 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Londër

Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur në 1.415, me 180 vdekje të raportuara brenda 24 orëve të fundit, duke vlerësuar se përhapja e sëmundjes mund të ngadalësohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Në Mbretërinë e Bashkuar, ne mund të shohim disa shenja të hershme të ngadalësimit të disa indikatorëve", tha për BBC Radio 4 Neil Ferguson, një epidemiolog në Imperial College në Londër.

"Por ne shohim numrin e të hospitalizuarve të rinj sot, për shembull, kjo duket se po ngadalësohet pak tani. Ende nuk është rrafshuar pasi numrat po rriten çdo ditë, por shkalla e kësaj rritje është ngadalësuar", tha ai.

Ndërkohë, zëdhënësi i princit Charles ka njoftuar se ai ka dalë nga vetë-izolimi i koronavirusit. Trashëgimtari 71-vjeçar i fronit njoftoi javën e kaluar se ishte pozitiv në testin e COVID-19.

Megjithatë, ndikimi i përhapjes së koronavirusit akoma ndjehet në Britani. Mediat lokale njoftojnë se këshilltari i kryeministrit Boris Johnson, Dominic Cummings, zhvilloi simptoma të koronavirusit gjatë javës dhe është në vetë-izolim.

Andrew Goddard, kreu i Royal College of Physicians, tha se rreth një e katërta e mjekëve nuk punojnë pasi janë ose të infektuar me koronavirus ose në izolim pasi një anëtar i familjes ose personi me të cilin jetojnë është i infektuar.

"Kjo po ndikon shumë në repartet e urgjencës dhe Londra është në një pozitë shumë më të keqe se pjesa e tjetër për momentin, por kjo do të vijë edhe në vende të tjera", tha ai.

Koronavirusi i ri, i njohur si COVID-19, u shfaq për herë të parë në muajin dhjetor në qytetin kinez Wuhan dhe që atëherë është përhapur në të paktën 177 shtete dhe rajone në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın