Koronavirusi

Mbi 1.5 miliardë doza të vaksinës COVID-19 janë administruar në mbarë botën

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës COVID-19 në botë, me pothuajse 421 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me më mbi 273.5 milionë doza

Dilan Pamuk   | 18.05.2021
Mbi 1.5 miliardë doza të vaksinës COVID-19 janë administruar në mbarë botën Foto: AA/Arhiv

Ankara

Sipas shifrave të përpiluara nga 'Our World in Data', në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 1.5 miliardë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës COVID-19 në botë, me pothuajse 421 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me më mbi 273.5 milionë doza.

India ka administruar rreth 183.8 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar rreth 56.9 milionë dhe Brazili rreth 53.6 milionë.

Më pas vijon Gjermania me rreth 40.8 milionë doza, Franca me rreth 29.1 milionë dhe Italia me 27.9 milionë.

Lista vazhdon me Turqinë, e cila ka administruar mbi 26.6 milionë doza, ndjekur nga Rusia, Meksika dhe Indonezia.

Vendi me më shumë doza të administruara në bazë të popullsisë është ishulli Seychelles i Afrikës Lindore, me 133.77 doza në 100 njerëz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın