Koronavirusi

Maqedonia e Veriut regjistron 375 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19

Vendi po ashtu ka regjistruar 507 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 204.474 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë

Ekip   | 07.12.2021
Maqedonia e Veriut regjistron 375 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Shkup

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 375 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe nëntë viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 217.775, ndërsa numri i vdekjeve në 7.674.

Vendi po ashtu ka regjistruar 507 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 204.474 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.627.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.488.688 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.744 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın