Maqedonia e Veriut raporton 444 raste të reja dhe 21 vdekje nga COVID-19
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 2.812, përfshirë 21 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 444 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 91.161 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 2.812, përfshirë 21 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Vendi po ashtu ka regjistruar 894 pacientë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 79.621 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga COVID-19.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 445.795 teste të dyshuara për COVID-19, me 2.518 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.728.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.